Zbulohet kënga e re/ Gjesti rikthehet me Gimbon në krah “Fuqishëm” – ekskluzivet

April 23, 2026


Gjesti duket se nuk ka ndërmend të bëjë pushim, duke surprizuar fansat me një lëvizje të re në rrjetet sociale.

Këngëtari ka publikuar një “dump” me plot 17 foto, ku ka zbuluar për herë të parë prapaskenat e procesit të tij kreativ, larg zhurmës së qytetit.

Këtë herë, ai ka zgjedhur të izolohet në një vilë luksoze në mes të natyrës, ku po punon intensivisht për projektet e reja muzikore.

Pamjet tregojnë një atmosferë të relaksuar dhe plot stil, me detaje që nuk i shpëtojnë syrit – nga veshjet e veçanta deri te momentet argëtuese gjatë kohës së lirë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është një detaj i fshehur në postim: një “screenshot” i një skedari audio me emrin “FUQISHEM-demo1”.

Ky detaj konfirmon se kënga e tij e radhës do të titullohet “Fuqishëm”.

Ndërkohë, Gjesti nuk është vetëm në këtë projekt. Në foto shihet edhe Gimbo, duke lënë të kuptohet për një bashkëpunim të ri mes tyre.

Dyshja duket se po punon fort për një hit të ri, ndërsa fansat tashmë presin me padurim datën e publikimit.



Source link