Mateo në Ferma VIP? Merr ftesë? Ja çfarë po ndodh realisht (FOTO) – ekskluzivet

April 23, 2026


Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjet ka vënë në qendër të vëmendjes ish-finalistin e Big Brother VIP Albania, Mateo Borri.

Në imazh, ai shfaqet me një zarf të Ferma VIP në dorë, duke ngritur menjëherë dyshime se mund të jetë pjesë e formatit.

Madje, në rrjet është përhapur edhe një “bisedë” ku pretendohet se Mateo ka konfirmuar ftesën për të hyrë në fermë.

Por e vërteta rezulton krejt ndryshe.

Pas verifikimeve, fotoja nuk është reale, por është krijuar me Inteligjencë Artificiale, ndërsa biseda është prodhuar me aplikacione që simulojnë chat-e në rrjete sociale.

Pra, lajmi për pjesëmarrjen e tij në “Ferma VIP” është një mashtrim.

Aktualisht, Mateo duket se e ka mbyllur kapitullin me reality show-t, të paktën për këtë vit.

Ky rast është një tjetër shembull se si imazhet dhe informacionet e rreme mund të përhapen shpejt dhe të mashtrojnë publikun.



Source link