“Babai im nuk më jep pa dasmë”, Kida shpalos planet e së ardhmes
1
Këngëtarja e njohur, Kida, ishte e ftuara e fundit në programin “Mirëmbrëma yje” të prezantueses Arbana Osmani, ku foli jo vetëm për karrierën, por edhe për jetën private dhe planet e së ardhmes.
Gjatë intervistës, prezantuesja e pyeti direkt: “E kemi një dasmë tani?”
Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea Latifi, u përgjigj me humor dhe sinqeritet:
“Po vjen. Nuk jemi të dy tipa shumë të dasmave.”
Ajo shtoi më tej një detaj të veçantë për traditën familjare:
“Duke u bazuar që unë jam një fëmijë i thash partnerit, babai im nuk më jep pa ma bërë një dasmë. Nuk më jep mua.”
Kida ka marrë propozimin nga partneri i saj në dhjetor të vitit 2024, në ditëlindjen e 27-të.
Tani mbetet për t’u parë se kur do të organizohet dita më e rëndësishme e jetës së tyre dhe si do të duket dasma e tyre.