Lamine Yamal bën “Follow” Bleron? Ja çfarë fshihet pas postimit
2
Këngëtari i njohur Blero ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të fundit në “Instastory”, i cili fillimisht ngjalli kuriozitet dhe reagime të shumta nga ndjekësit e tij.
Në imazhin e publikuar, dukej sikur ylli i ri i FC Barcelona, Lamine Yamal, kishte filluar ta ndiqte këngëtarin në rrjetet sociale, duke krijuar menjëherë bujë mes fansave.
Ai e shoqëroi postimin me përshkrimin “Për pak..” dhe një emoji duke qeshur, duke lënë të nënkuptohet se njoftimi nuk ishte i vërtetë.
Në fakt, llogaria që shfaqej si ndjekëse nuk ishte profili zyrtar i futbollistit, por një faqe fansash që përdor emrin e tij.