Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

“ Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother”

Nga Gazeta Telegram   ·  

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një interviste, Tozaj theksoi se paralajmërimet dhe zarfet e zinj nuk janë zbatuar kurrë ndaj Rogertit, duke ngritur dyshime mbi transparencën e lojës. Ai shtoi se ky favorizim nuk është thjesht një perceptim: “E kam të vërtetuar. Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother,” u shpreh ish-banori.

Deklarata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit dhe fansat e programit debatojnë për ndikimin e marrëdhënieve personale mbi lojën dhe vendimmarrjen e produksionit./opennews.al

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *