Gazeta Telegram · Portali i lajmeve
SHOWBIZ

Reagon Baby G pasi Brikena e akuzoi se ajo kishte telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me…

Nga aroadmin   ·  

Pas deklaratës së Brikenës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, e cila pretendoi se kishte dëgjuar Baby G duke komunikuar me motrën e saj nga Dhoma e Rrëfimit, ka ardhur reagimi i vetë këngëtares.

Në një video të publikuar në Instagram që citonte fjalët e Brikenës, Baby G (e cila tashmë është jashtë shtëpisë) ka lënë një koment nga llogaria e saj zyrtare, duke e përgënjeshtruar këtë ngjarje.

Ajo ka shkruar shkurtimisht: “Why is she lying !” (Pse po gënjen ajo!).

Me këtë reagim, ish-banorja hedh poshtë akuzat për komunikim të fshehtë me familjarët gjatë qëndrimit në program, duke i cilësuar deklaratat e Brikenës si të pavërteta.

Source link

Komentet

Shkruaj një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *