Dolce merr mesazh emocionues nga një fans pas Big Brother VIP Kosova

March 12, 2026

Dolce merr mesazh emocionues nga një fans pas Big Brother VIP Kosova

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, vazhdon të marrë përkrahje dhe mesazhe të shumta nga fansat edhe pas përfundimit të spektaklit.

Së fundmi, ajo ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që e ka marrë nga një ndjekës, i cili tregon se sa shumë është pëlqyer nga publiku gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.

Në mesazhin që i është dërguar, fansi i shkruan:
“Familjarisht e kemi kqyr Big Brother veç për ty. Ke qenë e preferuara jonë”.

Dolce e ka ripostuar këtë mesazh në profilin e saj, duke e shoqëruar me disa emoji falënderuese, duke treguar mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë nga publiku.

Kujtojmë se Big Brother VIP Kosova përfundoi rreth dhjetë ditë më parë, ndërsa fitues i këtij edicioni u shpall këngëtari Lundrim Mekaj. Edhe pse nuk arriti ta fitojë çmimin e madh, Dolce duket se ka fituar simpatinë e shumë shikuesve, të cilët vazhdojnë ta mbështesin edhe pas daljes nga formati.