“7 mijë euro”, shuma marramendëse që Elijona paguhet për një reklamë?
Burime të afërta me influenceren për Prive Klan Kosova, konfirmuan se Elijona kërkon 7.500 euro për një video-reklamë.
Për dy video, çmimi zbritet, duke u ulur kështu në 14 mijë euro.
Vlen të theksohet se videot në profilin e Elijonës do të qëndrojnë vetëm për tre muaj.
Kjo vjen pas daljes së saj nga Big Brother, në formatin ku arriti të fitojë popullaritet të madh.
Elijona u pëlqye tejet shumë për qëndrimin brenda, marrë parasysh edhe moshën.
Fitues në këtë edicion vlen të ceket se është shpallur Londrim Mekaj.