Arbana Osmani i përgjigjet Enxhel Shkirës: “Banorët e Big Brother nuk duhet të jenë modele për t’u ndjekur”
Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka folur per Big Brother gjatë emisionit të saj Mirëmbrëma Yje me Arbana Osmanin, ku të ftuar ishin çifti DJ Dagz dhe Enxhel Shkira.
Gjatë bisedës, Enxhel Shkira i drejtoi një pyetje Arbanës në lidhje me reality show-n Big Brother VIP Albania, duke e pyetur nëse mendon se ky format e ka ulur “stekën” e cilësisë së personazheve që shfaqen në ekran.
Arbana Osmani u shpreh se për aq kohë sa programi ndiqet nga publiku, ai e ka arritur qëllimin e tij për të qenë ndër programet më të ndjekura në televizion.
“Unë mendoj që Big Brother, për aq kohë sa ndiqet, ka arritur atë që do, që të jetë programi më i ndjekur.”
Në këtë moment ndërhyri Enxhel Shkira, duke sqaruar se nuk e kishte fjalën për formatin në vetvete, por për personazhet që shfaqen në të dhe ndikimin që mund të kenë tek publiku.
“Jo Big Brother në vetvete, se ai përderisa e shoh, ulem e shoh. Nuk mund të them që steka e personazheve është për t’u ndjekur si model nga njerëzit.”
Ndërsa Arbana Osmani theksoi se personazhet e një reality show nuk duhet domosdoshmërisht të jenë modele për t’u ndjekur nga publiku.
“Personazhet e Big Brother nuk kanë pse të jenë modele për t’u ndjekur, sepse ai është një reality. Ti fut aty disa personazhe që janë të njohur ose jo dhe jo domosdoshmërisht janë modele për t’u ndjekur.”
Moderatorja shtoi se, nëse një program arrin të krijojë një kast ku personazhet janë minimalisht të kulturuar, të sjellshëm dhe japin mesazhe pozitive, atëherë është një sukses edhe më i madh për audiencën.
“Në qoftë se arrin të bësh një program të mirë ku njerëzit brenda janë minimalisht të kulturuar, të sjellshëm dhe japin mesazhe pozitive, bravo të qoftë nëse arrin të bësh audiencë me këtë model.”
Debati në studio nxiti diskutime edhe në rrjetet sociale, ku shpeshherë është ngritur pyetja nëse reality show-t duhet të promovojnë personazhe që shihen si modele për publikun apo thjesht të ofrojnë argëtim.