Modelja Nur Al Khazali Ajo pëlqen Mirin, jo Gimbën!

March 10, 2026

Modelja Nur Al Khazali ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime, gjatë paraqitjes së saj në emisionin KosovaLive në T7, ku ka komentuar raportet mes banorëve në Big Brother VIP Albania.

Ajo u ndal veçanërisht te marrëdhënia mes Selinit, Gimbos dhe Mirit, duke thënë se sipas saj, Selini ka një pëlqim të madh ndaj Mirit.

“Selin e ka një pëlqim shumë të madh ndaj Mirit. Si femër që jam, vet i ndjej ato shikimet që ia bën. Gimbo është shumë djalë i mirë dhe unë gjithmonë jam me ta dhe i uroj fitore, por Gimbo nuk e meriton Selinin fare. Më dhimbset që ajo po e shfrytëzon rastin për me e mbulu pëlqimin ndaj Mirit. Nëse Miri nuk do të ishte i martuar, besoj që nuk do të ishte Gimbo pëlqimi i Selinit, por Miri”, u shpreh Nur Al Khazali.

Ajo shtoi se, sipas saj, ndjenjat e Gimbos për Selinin duken të sinqerta, ndërsa Selini sipas saj po tregohet më e ftohtë në këtë raport.

“Gimbo ka pëlqim shumë të sinqertë për Selinin, por Selina është shumë e ftohtë”, deklaroi modelja në këtë intervistë.

Deklarata e saj pritet të nxisë debat mes fansave të formatit, pasi marrëdhëniet mes banorëve vazhdojnë të jenë një nga temat më të komentuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.