Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, reagon për herë të parë Benita Zena: “Jam keq emocionalisht…”
Këngëtarja Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, nuk arriti të sigurojë një vend në finale, pasi u eliminua në gjysmëfinale të spektaklit.
Menjëherë pas daljes nga shtëpia, ajo ka reaguar për herë të parë përmes disa postimeve në rrjetet sociale, duke falënderuar publikun për mbështetjen e vazhdueshme gjatë rrugëtimit të saj në këtë format.
Në një nga “story”-t e publikuara, Benita është shprehur: “Jam keq emocionalisht, ama nuk mujta pa ju përshëndet…”, duke treguar se eliminimi ka qenë i vështirë për të, por mirënjohja ndaj fansave ka qenë më e madhe.
Pavarësisht se nuk arriti finalen, Benita Zena duket se ka fituar zemrat e shumë ndjekësve, të cilët e kanë mbështetur fuqishëm deri në gjysmëfinale.


