Edhe pse dola nga BBVA, unë jam fituesi i vërtetë
4
Ish-banori i BBVA, Kristi, është rikthyer sonte në spektaklin Prime, duke dhënë disa deklarata që morën vëmendjen e publikut.
Ai u shpreh se, edhe pse vendosi të largohej nga gara, e konsideron veten të fituar. Sipas tij, mbështetja dhe dashuria e publikut janë çmimi më i madh që ka marrë nga kjo eksperiencë.
“Edhe pse dola, jam i fituar, sepse kam marrë zemrat e publikut,” u shpreh Kristi para të gjithëve, duke shtuar se një pjesë e tij vazhdon të mbetet brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Kristi u tregua tejet falënderues për këtë aventurë, të cilën e ndërpreu vetë me vendimin për t’u larguar. Ai theksoi se eksperienca në BBVA do të mbetet gjithmonë një kapitull i rëndësishëm në jetën e tij, shkruan Kosovarja.

