Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit

February 20, 2026 • arsoadmin


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nora Arapi Krasniqin në pozitën e zëvendësministres së parë të Kulturës dhe Turizmit.

Sipas njoftimit nga Qeveria Nora Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore me mbi 15 vjet përvojë profesionale në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve kulturore, me fokus në integrimin e konservimit në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe inovacionin kulturor.

Gjatë mandatit të kaluar, Arapi Krasniqi ka shërbyer si Këshilltare e Lartë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rol kyç në hartimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore.



Source link