Ironizon produksionin? Reagon Kristi pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania

February 20, 2026 • arsoadmin

Përjashtimi pa paralajmërim i Kristi Lamajt nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” vazhdon të jetë kryefjala e rrjeteve sociale këtë të premte.

Teksa të gjithë presin me kuriozitet të madh të mësojnë arsyet e vërteta pas Zarfit të Zi, sytë ishin drejtuar te reagimi i parë i ish-banorit.

Dhe në fakt, reagimi erdhi, por jo në formën që pritej. Kristi theu heshtjen e tij në llogarinë e tij në Instagram duke ripostuar në “Instastory” pikërisht njoftimin zyrtar të produksionit, ku shfaqet fotoja e tij me mbishkrimin e madh: “PËRJASHTOHET NGA GARA”.

Ky veprim, i bërë pa i shtuar asnjë koment apo sqarim personal, u pa menjëherë nga shumë ndjekës si një gjest ironik dhe thumbues drejtuar produksionit.

Por, drama nuk përfundon me kaq! Ndonëse postimi u kap shpejt nga sytë e publikut, raportohet se ai e ka fshirë atë vetëm pak minuta më vonë.

A ishte kjo një lëvizje e nxituar nën efektin e emocioneve apo një ironi e qëllimshme për të cilën u pendua shpejt? Mbetet për t’u parë nëse ai do të flasë hapur në ditët në vijim.

Burimi i LAJMIT lokimagazine.com