Interi ka triumfuar 3-2 ndaj Juventus në derbin e 255-të të Italisë, në një përballje dramatike që u vendos në minutat e fundit.
Ndeshja nisi e qetë, por shpejt mori ritëm. Zikaltrit kaluan në epërsi pas një devijimi të Andrea Cambiasos, që befasoi portierin Michele Di Gregorio. Juventusi reagoi shpejt dhe barazoi nëpërmjet vetë Cambiasos, i cili realizoi në portën e duhur pas një aksioni të nisur nga Ëeston McKennie.
Interi ishte shumë pranë avantazhit para pushimit, me tentativat e Piotr Zielinskit dhe Marcus Thuramit, por mungoi fati. Situata u vështirësua për bardhezinjtë kur Pierre Kalulu u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Juventusin me 10 lojtarë.
Në pjesën e dytë, Inter shtoi presionin. Francesco Pio Esposito shënoi për 2-1 pas asistimit të Federico Dimarcos, ndërsa Juventusi reagoi sërish me Manuel Locatellin që barazoi rezultatin në 2-2 shtatë minuta para fundit.
Megjithatë, fjalën e fundit e tha Piotr Zieliński, i cili realizoi me një goditje të ulët për 3-2, duke i dhënë Interit një fitore të madhe dhe tri pikë të arta.
Me këtë sukses, Inter regjistron fitoren e gjashtë radhazi dhe e çon në 13 ndeshje serinë pa humbje në Serie A, duke krijuar epërsi prej tetë pikësh ndaj AC Milan, ndonëse me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

