Zoja Nushi Meshkujt sot janë bërë princesha

February 13, 2026 • arsoadmin

Influencierja Zoja Nushi ka komentuar rolin e meshkujve në marrëdhëniet e sotme, duke thënë se sipas saj shumë prej tyre “janë bërë si princesha”, pasi – siç u shpreh – mungon përkushtimi dhe durimi në raport me partneren.

Ajo i bëri këto deklarata gjatë një paraqitjeje në emisionin “KosovaLive” në T7.

Sipas Nushit, një mashkull duhet të tregojë respekt, vlerësim dhe dashuri në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtoi se, sipas përvojës së saj, shumë gra kanë të njëjtin shqetësim për mungesë angazhimi nga partnerët.

“Po vallah janë bo si princesha, sepse unë jam gjithmonë që mashkulli me u kon mashkull, me të respektu, me të vlerësu, me të dasht. Sot një mashkull nuk duron edhe me bo mas dikujt përnime kur e di që ja vlen. Kjo nuk është vetëm te unë, por është pothuajse te secila femër që ankohen,” u shpreh ajo./Gazeta-Telegram.com

News Podcast