Stresi pritet të hyjë sonte në Big Brother VIP Kosova
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, reperi Stresi, ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram se do të jetë pjesë e spektaklit sonte. Në mesazhin e tij ai ka shkruar: “Sonte bëhet nami”, duke lënë të kuptohet një hyrje me ndikim në lojë.
Stresi ka paralajmëruar se do të “tregojë si luhet loja”, por ende nuk është sqaruar nëse ai do të hyjë si banor i rregullt apo vetëm si mysafir special i mbrëmjes.
View this post on Instagram

