“Incest në familje”- Plas keq mes Mirit dhe Selinës, ja çfarë u be shkak
Debati mes Selin dhe Mirit në ambientin e izoluar të “shpellës” ka arritur kulmin, duke sjellë përplasje të forta me akuza të ndërsjella dhe fjalë të rënda të thëna nga palët e treta.
Dyshja, e cila në fillim të lojës kishte një afrimitet që u komentua gjatë brenda shtëpisë, kohët e fundit ka pësuar një krisje të thellë, situatë kjo e rënduar edhe më shumë pas afrimit të Selin me banorin tjetër, Gimbon.
Gjatë diskutimit, Selin e akuzoi Mirin se nuk ka ndaluar aludimet e banorëve të tjerë për ta, duke u ndalur te një koment specifik i Rogertit.
“Nuk ka ardhur njeri me më thënë mua incest, kanë ardhur te ti me thënë incest në familje,” iu drejtua Selin, duke i kërkuar llogari pse nuk e kishte sqaruar bisedën.
Më pas, tensioni u rrit kur ajo nisi të thërriste Gimbon, duke sjellë ndërhyrjen e Mateos: “Sa më shumë e thërret atë, Miri dëshpërohet. E ka humbur fare fillin. Do të shkojë te Dhoma e Rrëfimit të kërkojë ndonjë paracetamol.”
Situata degradoi plotësisht kur Miri i përmendi asaj komentet nga jashtë se ajo është “përdoruese meshkujsh”, gjë që solli reagimin e ashpër të Selin: “Përdoruese meshkujsh, e mbështet ti? Ndihesh i përdorur? Se unë me ty kam ndenjur.”
Pas insistimit të saj të vazhdueshëm, Miri i është përgjigjur shkurt: “Po pra i ke përdorur, në rregull je.”

