14 shkurti na gjen me fillim të ri
1
Këngëtari i njohur, Erik Lloshi, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Në studio ai ishte së bashku me partneren e tij, Romina.
Moderatorja e njohur pyeti çiftin se si i gjen ky Shën Valentin, për çfarë bëjnë gëzuar. Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP” tha se bën gëzuar për ditëlindjen e bashkëshortes së tij.
Ndërkohë Romina tha:
“Për emocione të reja dhe ndoshta për një fillim të ri”.
E pyetur nga Bieta se çfarë nënkupton, Romina nuk tregoi detaje më shumë. Ndërkohë moderatorja shton: “Më duket se e kuptova”.
Pjesë nga intervista:
Bieta: Si u gjen ky Shën Valentin prej vërteti?
Romina: Të martur na ka gjetur
Bieta: Të martuar dhe të lumtur. Për çfarë bëni gëzuar në këtë Shën Valentin?
Erik: Për ditëlindjen e Rominës do thosha unë
Bieta: Diçka më shpirtërore
Romina: Ta them unë?
Erik: Mund t’a thuash, vazhdo
Romina: Unë do thoja për emocione të reja dhe ndoshta për një fillim të ri
Bieta: Për një fillim të ri, që nënkupton?
Romina: Kaq
Bieta: Më duket se unë kuptoj diçka.

