Selin zbulon çfarë fshihet pas pikturës së saj në Big Brother VIP

February 12, 2026 • arsoadmin


Në kuadër të një sfide krijuese brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Selin ka prezantuar punimin e saj artistik, duke ndarë me të tjerët një mesazh të ndjerë për dashurinë.

Piktura e saj, e cila përmbante shkrimin në anglisht “Individually we are whole, but together we are more”, u bë shkas që ajo të fliste për pritshmëritë e saj ndaj një marrëdhënieje.

Selin shpjegoi se vepra bazohet në atë që ajo përshkruan si të ardhmen e saj në dashuri.

“Dashuria nuk është gjysma e njëri-tjetrit, por është plotësimi i njëri-tjetrit,” – u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse piktura mund të duket kaotike, çdo dashuri merr ngjyrat e veta dhe është më e thjeshtë nga sa duket në pamje.



Source link