Resul Sinani feston 20-vjetorin e martesës, sjell foto nga dasma
19
Moderatori Resul Sinani ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se sot shënon 20-vjetorin e martesës.
Ai ka ndarë me publikun disa fotografi krah bashkëshortes së tij, Zana, shkruan “Kosovarja”.
Në mesin e imazheve të publikuara është edhe një fotografi nga dita e dasmës, duke rikthyer kujtime nga fillimi i rrugëtimit të tyre të përbashkët.
Resuli dhe Zana janë prindër të tre fëmijëve dhe vazhdojnë të jenë një çift i njohur për publikun, ndërsa përvjetori i martesës është shënuar në mënyrë simbolike përmes rrjeteve sociale.


