Publiku e ka ndarë mendjen/ Pyetëm ndjekësit, ja kush shihet si fituesi absolut

February 12, 2026 • arsoadmin


Gara në shtëpinë e “Big Brother VIP” po bëhet gjithnjë e më e ashpër, por duket se publiku e ka tashmë një emër të preferuar për çmimin e madh.

Në një sondazh që zhvilluam së fundmi në Instagram, ndjekësit tanë kanë votuar masivisht për atë që shohin si triumfuesin e këtij edicioni, dhe rezultati është surprizues për nga diferenca e thellë.

Nga mbi 4 mijë vota të mbledhura, Mateo kryeson listën në mënyrë absolute, duke u konfirmuar si favoriti kryesor i momentit.

Mateo ka marrë plot 59% të votave, duke lënë pas me një diferencë të ndjeshme Kristin, i cili renditet i dyti me 24%.

Ndërkohë, dy banorët e tjerë duket se janë larg pritshmërive për fitore. Selin ka marrë vetëm 11% të votave, ndërsa Miri renditet i fundit me vetëm 6%, një shifër mjaft e ulët për një konkurrent që shpesh është në qendër të dinamikave.

Ky rezultat tregon qartë se Mateo gëzon një mbështetje të gjerë popullore në këtë fazë të lojës, duke u shkëputur ndjeshëm nga rivalët e tij.



Source link