Kur Klodi shfaqej nudo në reality show-in paraprak
1
Klodian Mihaj është kthyer në kryefjalën e ditës, por këtë herë për një arsye shumë më “të nxehtë” se debatet e zakonshme të shtëpisë.
Pas plot tre muajsh ku u profilizua si djalë i qetë dhe mjaft i kontrolluar në Big Brother VIP Kosova, rrjeti ka zbuluar anën e tij më të shkujdesur nga eksperienca në “Too Hot to Handle Italia”.
Në videon që po bën xhiron e TikTok-ut, Klodi shfaqet në dush pa asnjë rrobë në trup, duke dëshmuar se nuk ka komplekse kur bëhet fjalë për formate ndërkombëtare ku imazhi është primar.
Ky moment, më shumë se sa një “skandal”, po shihet si një surprizë interesante për publikun që nuk e priste këtë guxim nga ai.
Në fund të fundit, Klodi ka treguar thjesht se është një lojtar profesionist që di t’i përshtatet çdo showi, qoftë në Prishtinë ku kërkohet fjalë, apo në Itali ku kërkohet imazh dhe lirshmëri. Nuk ka asgjë për t’u alarmuar – është thjesht showbizz dhe Klodi duket se i di mirë rregullat e lojës në të dyja anët e Adriatikut, duke sjellë pak “zjarr” në këto ditë të ftohta. / Prive
@bigbrother.tv.show Klodi kete kosov ben si i ndershem #klodianmihaj #bbvk4 #bbvk #bigbrothervipkosova #londrimklodi ♬ original sound – 👁️BIG BROTHER 📺TV SHOW

