A frikësohet Klodi se e ka humbur të dashurën, pas veprimeve me Elijonën dhe Benitën?, përgjigjet banori

February 12, 2026 • arsoadmin


Gjatë darkës së të nominuarve, Klodi u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë lidhur me jetën e tij personale dhe situatat brenda shtëpisë.

“A frikësohesh që në situatat brenda e ke humbur të dashurën jashtë?”, ishte pyetja drejtuar atij.

“Nuk frikësohem”, u përgjigj Klodi pa hezitim, duke treguar se nuk e sheh këtë si një shqetësim.

Ai shtoi se brenda shtëpisë ka pasur një betejë të vazhdueshme me veten dhe me të tjerët, ndërsa çështjen me partneren e tij preferon ta diskutojë jashtë.

“Unë këtu brenda kam luftuar me veten, kam luftuar me të tjerët. Me të do të flas kur të dal jashtë. Kur të dal do ta kuptoj edhe më mirë se ku qëndrojmë të dy”, tha Klodi. /Telegrafi






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com

News Podcast