Për ju që fjetët herët, kjo banore la mbrëmë shtëpinë e “BBVA”

February 11, 2026 • arsoadmin


Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Albania” ka kulmuar me një eliminim që ka prekur jo pak banorët dhe publikun, pas një televotimi të fortë mes tetë konkurrentëve.

Në “rrezik” për të lënë shtëpinë ishin emra të spikatur si Brikena, Greta, Juela, Kristi, Krusita, Miri, Stenaldo dhe Rogerti, por vendimi i publikut përmes pyetjes “Kë doni të shpëtoni?” ka qenë fatal për njërën prej tyre.

Fati nuk ka qenë në anën e Krusitës. Këngëtarja, e cila gjatë qëndrimit të saj u cilësua si një lojtare e qetë, pa dëshirën për t’u përfshirë në debate të ashpra dhe me një profil më të tërhequr, ka mbyllur sonte rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme.

Largimi i saj u shoqërua me emocione të forta, lot dhe habi nga ana e banorëve të tjerë, të cilët nuk e prisnin këtë verdikt.

Me daljen e Krusitës, ekuilibrat në shtëpi pritet të ndryshojnë sërish, duke lënë vend për strategji të reja dhe aleanca të tjera në luftën drejt finales.



Source link

News Podcast