Pati përplasje të forta, por dhe momente të bukura/ Reagon Luiz Ejlli pas daljes nga BBVA 5

February 11, 2026 • arsoadmin


Pas një qëndrimi intensiv prej 72 orësh në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, Luiz Ejlli ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke iu drejtuar mijëra mbështetësve të tij.

Edhe pse aventura e tij e shkurtër u karakterizua nga dinamika të forta dhe përplasje të ashpra me banorë si Rogerti, fituesi i BBV2 ka zgjedhur të fokusohet vetëm te ana pozitive dhe te misioni i tij për të argëtuar publikun.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luizi ka shprehur mirënjohjen e thellë për dashurinë e marrë:

“Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother. Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua,” shkruan ai.

Ai ka theksuar se qëllimi i tij kryesor ishte të sillte humor në shtëpi, duke lënë mënjanë tensionet:

“Jam vërtet i lumtur që arrita t’ju dhuroj sadopak momente humori, buzëqeshje dhe kënaqësie. Në fund të ditës, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Mirënjohës për secilin prej jush,” ka përfunduar Luizi.



Source link

News Podcast