Gresa Gashi mbështet Shëndritin për hyrjen në Big Brother VIP Albania: “Shko dhe bëhu vetvetja”
Aktorja Gresa Gashi ka publikuar një mesazh mbështetjeje për Shëndritin, i cili nis sot rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ai i ka qëndruar shumë pranë në periudhën kur vetë ishte e përfshirë në këtë format.
Gashi thekson se mbështetja e tij ka qenë e vazhdueshme si jashtë, ashtu edhe gjatë qëndrimit të saj brenda, ndërsa tani i uron që të shkëlqejë dhe të mbetet vetvetja gjatë gjithë eksperiencës në shtëpi. Ajo shpreh edhe krenarinë dhe përkrahjen e plotë deri në fund të garës.
Shkrimi i plotë:
“Sot Shendriti fillon një rrugëtim të ri në Big Brother Vip Albania. Para një viti e ca kur mua mu bë ftesa për Big Brother Shendriti më ka qëndru jashtëzakonisht afër si jashtë ashtu edhe kur kam hy brenda. Prandaj sot jam këtu me i thanë: shko dhe bëhu vetvetja, sepse njerëzit e mirë dalin gjithmonë në pah. Jam krenare për ty zemra jem. Shkëlqe sonte dhe gjithmonë! Do të jem me ty deri në fund.”/Gazeta-Telegram.com

