Më në fund, dilema e madhe e këtij edicioni mori përgjigje.
A ishte Luiz Ejlli ai që i kërkoi produksionit të hynte sërish në “Big Brother VIP”, apo ishte një strategji e vetë “Vëllait të Madh”?
Gjatë spektaklit të djeshëm, “fenomeni” i BBVA2 i ka dhënë fund aludimeve duke iu drejtuar moderatorit Ledion Liço me një frazë të vetme që sqaroi gjithçka: “Faleminderit për ftesën!”
Me këtë deklaratë, Luizi zbuloi se ishte produksioni ai që i bëri ftesë për të qenë pjesë e këtij edicioni të pestë si i ftuar special, duke hedhur poshtë zërat se ai kishte kërkuar vetë vëmendjen e shtëpisë.
Përveç dinamikave që krijoi, Luizi shfrytëzoi daljen e tij për të promovuar projektin e tij më të ri kinematografik. Bëhet fjalë për filmin “Loja e fundit”, ku ai luan krah bashkëshortes së tij, Kiara Tito.

