Ana dhe Kevini nisin pushimet në Kili

February 11, 2026 • arsoadmin

Modelja Ana Ejupi  dhe këngëtari Kevin Edmond, çifti i krijuar gjatë spektaklit Big Brother VIP Kosova, po i vijojnë pushimet e tyre në Kili, vendi nga ka prejardhje Kevini. Dyshja po kalon ditë relaksi dhe eksplorimi, ndërsa kushtet klimatike në këtë periudhë janë të favorshme për pushime.

Gjatë qëndrimit atje, Ana ka vizituar edhe fshatin nga vjen familja e Kevinit dhe ka ndarë disa fotografi me ndjekësit në Instagram, duke treguar momente nga vizita dhe përvoja e saj.

Postimet kanë marrë reagime të shumta nga ndjekësit, me komente mbështetëse për çiftin dhe udhëtimin e tyre / Gazeta-Telegram.com

News Podcast