“Kjo nuk ja bën “të lutem”/ Rogerti i kujton Gimbos Egli Takon dhe bën këtë deklaratë

February 10, 2026 • arsoadmin


Rogerti ka bërë një deklaratë të papritur për Gimbon. Ai ka analizuar lojën e tij në raport me Selinën, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë me çiftin e sezonit të kaluar, Gjestin dhe Egli Takon.

Rogerti i është drejtuar Gimbos (i cili është mik i ngushtë dhe DJ i Gjestit), duke i thënë se po përpiqet të luajë të njëjtën lojë si “Kingi” (nofka e Gjestit), por se ka bërë llogaritë gabim me vajzën që ka në krah.

“Ti kujton se je Kingi… po kjo [Selina] nuk është ajo tjetra që ulet në gjunjë. Kjo të bën ty me u ul në gjunjë… nuk është ajo tjetra që ja bën të lutem, të lutem,” – i ka thënë Rogerti.

Sipas Rogertit, Gimbo ka ardhur me skenar të përgatitur për të kopjuar strategjinë e shokut të tij, por Selina është një “kockë e fortë” që nuk do të lejojë të trajtohet si “ajo tjetra”.



Source link