“Profi i muzikës”, Ardit Stafaj, nuk e di se kush e ka kompozuar Himnin e Shqipërisë
Ardit Stafaj, i njohur si muzikant dhe i prezantuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 si profesor i muzikës, ka tërhequr vëmendje me disa përgjigje të pasakta gjatë sfidave me pyetje njohurish të përgjithshme të organizuara nga “Vëllai i Madh”.
Gjatë një prej kuizeve që testonin dijet e banorëve për figura dhe fakte historike shqiptare, ai hasi vështirësi në një nga pyetjet më bazike: autorësinë e Himnit Kombëtar të Shqipërisë. Stafaj nuk arriti të identifikojë autorët e himnit — tekstin e shkruar nga Asdreni dhe muzikën e kompozuar nga Ciprian Porumbescu — gjë që u komentua gjerësisht nga publiku i formatit.

