Kryetari i ri i Komunës së Fushë-Kosovës që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvndosje , Valon Prebreza, ka bërë të ditur se sot janë dorëzuar mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës, që lidhen me dyshime për dëmtim të interesit publik dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja e kalua e LDK-së.
Prebeza tha se dosja përfshin dokumente për kaosin urbanistik në Fushë-Kosovë të shkaktuar përgjat qeverisjes 25 vjeçare të LDK-së.
“Sot po dorëzohen mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës për dëmtimin e interesit publik dhe dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja. Gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, shkroi Prebreza.

