Ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në Komunën e Gjilanit.
Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu, ka konfirmuar se ka nisur intervistimi i të dyshuarve për manipulim me vota në rajonin e Gjilanit.
“Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit. Tashmë ka filluar intervistimi lidhur me manipulimin e rezultateve zgjedhore në regjinonin e Gjilanit”, u shpreh ai.
Ndryshe, deri tani në Prizren, Mitrovicë e Malishevë ka pasur komisionerë të arrestuar e të ndaluar lidhur me dyshimet për manipulim me vota.

