Gazetarja demaskon mjeken që promovoi Rama në podkast: “Më ka djegur fytyrën”

February 2, 2026 • arsoadmin


Gazetarja Ujeza Dolshani ka bërë një denoncim publik ndaj mjekes Vilma Tafilaj, duke e akuzuar për dëmtim të rëndë të fytyrës pas një trajtimi estetik.

Mjekja Tafilaj, e cila ushtron detyrën në QSUT dhe në sektorin privat, së fundmi kishte tërhequr vëmendjen mediatike edhe përmes pjesëmarrjes në podcast-in e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas Dolshanit, ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje të cilësuar si “jo invazive”, por që rezultoi me djegie serioze dhe shenja të përhershme, duke e detyruar të largohej përkohësisht nga ekrani për shkak të pamjes.

Gazetarja shprehet se pas incidentit, si mjekja ashtu edhe klinika private refuzuan të mbanin përgjegjësi apo të jepnin shpjegime, duke zgjedhur fillimisht heshtjen dhe më pas mohimin e rastit.



Source link

News Podcast