Limi flet pas daljes, tregon çfarë do të ndodhë me të dhe Albën

February 1, 2026 • arsoadmin


Limi ka folur ekskluzivisht pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar këtë përvojë si një eksperiencë të paharrueshme.

Ai u shpreh se gjatë qëndrimit në shtëpi ka përjetuar si anën më të zjarrtë, ashtu edhe atë më të ftohtë të lojës.

Sipas tij, është ndier shumë i vlerësuar dhe i respektuar, teksa theksoi se ka respekt për të gjithë banorët dhe i mbështet ata. Limi shtoi se e sheh veten si një tip energjik, duke e krahasuar veten me personazhin Stitch.

“U ndjeva shumë i vlerësuar, i respektoj të gjithë banorët dhe i mbështes. Patjetër që jam pak ai tipi, sikur kur e kërkojnë të gjithë atë Stitch-in dhe normalisht Stitch-i është i zhurmshëm, nuk rri në një vend. Stitch-i gjithmonë zgjedh veten dhe normalisht, nganjëherë më duhet të zmbrapsem”.






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com