Jasmina Beauty Swiss – Salloni që po ndryshon standardet e bukurisë në Biel
1
Në Biel, Jasmina Beauty Swiss, i njohur si Medical Cosmetics & Coiffeur, ka sjellë në rajon një koncept unik “all-in-one”, ku klientët mund të gjejnë gjithçka, që nga trajtimet estetike mjekësore te kozmetika, manikyr, pedikyr dhe flokët.

Takimi dhe bashkëpunimi mes themeluesve, Jasmina Ziberi dhe Lumnije Osdautaj, kanë ardhur natyrshëm. “Ne jemi shoqe prej shumë vitesh dhe, me kalimin e kohës, lindi ideja për të bashkuar forcat dhe përvojën tonë në një bashkëpunim profesional,” thonë ato.

Salloni fillimisht ishte i fokusuar vetëm në estetikë, por gjatë bisedave të përditshme lindi ideja për të krijuar diçka që mungonte në rajon: një vend ku bukuria ofrohet pa kompromis dhe në standarde të larta profesionale. Nga kjo ide u zhvillua edhe seksioni coiffeur, duke e shndërruar sallonin në një destinacion të vetëm për çdo nevojë bukurie.

Sa i përket përvojës dhe shkollimit, Jasmina ka kaluar nëpër disa profesione të ndryshme, por vendosi të përqendrohet në fushën e kosmetikës dhe estetikës, duke u specializuar vazhdimisht në trajtime të reja. Lumnija, nga ana tjetër, ka përfunduar shkollimin për frizere dhe aktualisht po specializohet edhe në kosmetikë, për të zgjeruar njohuritë dhe shërbimet që ofron salloni.

Koncepti “All-in-One”
Jasmina Beauty Swiss është i vetmi sallon në rajon që ofron trajtime estetike mjekësore si Botox, Hyaluron, Fadenlifting, PRP për flokë, Laser, CO₂ dhe humbje peshe, si dhe shërbime kozmetike, manikyr, pedikyr dhe coiffeur profesional. Kjo i lejon klientët të përjetojnë një eksperiencë të plotë bukurie, me qasje individuale dhe fokus në rezultate natyrale.

“Sfida më e madhe ka qenë koordinimi i shërbimeve të ndryshme në standarde të larta profesionale,” thonë drejtueset. “Por me organizim dhe bashkëpunim, kemi arritur të ofrojmë një eksperiencë të plotë për klientët tanë.”

Partneriteti mes stafit dhe profesionistëve të fushës është i fortë, i bazuar mbi respekt dhe komunikim të hapur, ndërsa miqësia e ngushtë mes kolegeve sjell harmoni dhe besim në punë.

Me këtë koncept unik, Jasmina Beauty Swiss po ndryshon mënyrën se si njerëzit në Biel përjetojnë bukurinë, duke e bërë vizitën në sallon jo thjesht një shërbim, por një eksperiencë gjithëpërfshirëse.


