“Dasina për Mateon: “Si nuk ishte në ‘Për’puthen’?” Brikena s’po e le me u afru
E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Dasina Gjegji, ka folur për eksperiencën e saj në program, por edhe për disa nga zhvillimet e fundit në “Big Brother VIP”.
Gjatë intervistës, Dasina u pyet se cilët banorë pëlqen më shumë nga shtëpia dhe ajo përmendi disa emra që i ka më për zemër.
Sipas saj, Selin dhe Kristi janë ndër të preferuarit, duke theksuar se qetësia e Kristit është një cilësi që ajo vetë do të donte ta kishte.
Po ashtu, Dasina nuk e fshehu simpatinë për Mateon, duke u shprehur: “Madje kam thënë, si nuk ishte sivjet në ‘Për’puthen’”, pasi sipas saj ai i duket djalë i sjellshëm, i drejtë dhe që “e thotë fjalën dhe i rri asaj”.
Në pjesën ku u diskutua raporti mes Mateos dhe Brikenës, Dasina u shpreh se do t’i donte bashkë, por sipas saj Brikena duket më e ftohtë dhe vendos shpesh barriera, duke lënë të kuptohet se pëlqimi i saj për Mateon mund të mos jetë aq i madh sa ai që ka ai për të.

