“Kam patur një histori që nuk e di njeri”/ Selin RRËFEN diçka shumë personale: Bëri një gabim…

January 30, 2026 • arsoadmin

Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë të diskutonin për një nga temat më të ndjeshme dhe më të debatueshme: marrëdhënien në çift.

Debati nisi pas një deklarate të Brikenës, e cila u shpreh se do ta duronte edhe një shpullë, vetëm që të shpëtonte martesën.

Teksa banorët po ndanin mendimet e tyre, Selin vendosi të hapet vetëm me Gimbon, duke i treguar një histori shumë personale nga jeta e saj, që sipas saj nuk e di askush tjetër.

Banorja rrëfeu se babai i saj kishte bërë një gabim, çka kishte bërë që prindërit e saj të hynin në proces divorci. Por Selin tha se, në një mënyrë të papritur, ajo kishte ndikuar që martesa e tyre të shpëtonte.

Pjesë nga biseda:

Selin: Unë kam pasur një histori…
Gimbo: Ti?
Selin: Që nuk e di njeri.
Gimbo: Ok.
Selin: Në një moment të jetës sonë, babi ka bërë një gabim dhe kanë qenë në proces divorci… por unë…
Gimbo: I ke pajtuar?
Selin: Pa dashje.
Gimbo: Pa dashje?
Selin: Jo pa dashje, por…
Gimbo: Je pishman?
Selin: Jo, nuk jam pishman për mënyrën si ndodhi situata, por njëkohësisht nuk e di si e ka përjetuar mami im. E di që kam qenë pranë saj gjithë kohës, por nuk e di nëse do doja ta kishte përjetuar ndryshe. Nëse thellë-thellë vërtet e ka falur.

Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com