“E vlerësoj shumë që i pëlqen humori im”, Kushtrimi flet për ‘pëlqimin’ ndaj Aurorës
1
“A të pëlqen Aurora, duket se keni shumë kimi bashkë?” – ka qenë pyetja për Kushtrimin në darkën e të nominuarve.
Ai është shprehur se Aurora është vajzë e bukur dhe e pjekur, gjithashtu u shpreh se e vlerëson që i pëlqen humori i tij.
“Sa i përket pëlqimit si një femër e bukur, po. Si një çikë e mirë, e pjekur, po, dhe unë e vlerësoj shumë që i pëlqen humori im. Puna e kimisë është jo gjithqysh për një pëlqim ose tendencë për të pasur ndonjë lidhje dhe po, pëlqimet e mia rreth Aurorës janë këto gjëra që i ceka”, tha Kushtrimi.

