Gazetari i showbizit sërish pre e sulmit, çfarë po ndodh ne Elton Tozaj

January 29, 2026 • arsoadmin


 

Një incident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në banesën e gazetarit Elton Tozaj.

Sipas burimeve të “Prive By Liberta Spahiu”, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndë djegëse mëngjesin e sotëm në apartamentin e tij.

Ky akt shqetësues vjen vetëm pak ditë pasi gazetari u bë pre e një agresioni fizik nga persona të paidentifikuar.

Për fat të mirë, situata është konstatuar në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar.

Vetë gazetari Elton Tozaj ndodhet në polici, ku po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia po heton me intensitet lidhjen e mundshme mes dy episodeve të fundit, me qëllim identifikimin e autorëve dhe motiveve që qëndrojnë pas këtyre akteve të rënda.






Burimi i lajmit:: Kosovarja-ks.com

News Podcast