Prangoset një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet

Një inspektor i Inspektoratit të Punës në Prishtinë ka rënë në prangat e policisë.
Kjo pasi që i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”.
Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila në bashkëpunim me Krimet Ekonomike çuan në arrestimin e G.B.
Inspektori dyshohet se ka pranuar para nga biznesi për ta amnistuar, pasi gjatë inspektimit ishte konstatuar se disa punëtorë nuk ishin të deklaruar.

