Dolce “prish” momentin mes Albës dhe Limit në lavanderi!

Dyshja më e komentuar e Big Brother VIP Kosova 4, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe janë afruar sërish.

Këtë herë ishte Limi ai që iu drejtua Albës për një përqafim, të cilin ajo e pranoi pa hezitim, duke u parë dukshëm e qetë dhe e lumtur. Pak më vonë, ai nuk u ndal me kaq, pasi në pamje shihet teksa e merr në krahë Albën, moment që nuk kaloi pa u vënë re.

Ky afrim ka ngjallur reagime edhe brenda shtëpisë, ku disa nga banorët u panë të habitur nga ajo që ndodhi mes tyre.

Tashmë mbetet të shihet nëse ky është vetëm një moment i rastësishëm apo sinjal për një ribashkim të mundshëm në ditët në vazhdim.

E gjithë kjo vjen vetëm pak ditë pasi Limi u largua nga Dolce, me të cilën kohët e fundit kishte krijuar një raport më të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Categories