17
Nëna e Brikena Selmanit i ka bërë një surprizë asaj në Big Brother VIP Albania 5.
Veç kësaj në fund u takua edhe me Mateon, i cili i kërkoj falje nëse mund t’i ketë lënduar ata, pra familjen e modeles.
E ëma ka dhënë një intervistë edhe për ‘Fan Club’, teksa komenton lojën e të bijës dhe raportin me Mateon.
“Jemi të kënaqur me Brikenën, i uroj suksese gjithë banorëve brenda. Ka hy me pëlqimin tonë, dëshirën tonë. E përkrahim në çdo moment. Jemi me Brikenën”, u shpreh ajo.
Nëna thotë se familja nuk është kundër Mateos dhe se i duket djalë i mirë.
“Mateo është shumë djalë i mirë, kam respekt. Ia uroj të gjitha të mirat. Për nga ana jonë nuk kemi kundër asgjë. Çka të vendos Brikena. Si të është e kënaqur Brikena, ne jemi me të. Nuk kemi kundër asgjë. E presim me fitore”, theksoi tutje.
Duket se e gjithë kjo është në dorë të Brikenës dhe se ajo do të vendos për raportin e krijuar me banorin e BBVA 5, me të cilin ka pasur një njohje para disa vitesh.

Leave a Reply