Rexhbeçaj shënon gol të bukur ndaj Augsburgut


Mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, shënoi golin e tij të parë këtë sezon në Bundesligën gjermane, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një barazim 2:2 në shtëpi ndaj Freiburgut. Takimi i përkiste xhiros së 18-të të kampionatit.

Rexhbeçaj u inkuadrua në pjesën e dytë dhe realizoi golin e dytë për Augsburgun vetëm në minutën e 49-të, me një goditje të bukur me kokë nga afërsia. Golin e parë për vendasit e shënoi Alexis Claude-Maurice.

Për Freiburgun, golat u realizuan nga Yuito Suzuki dhe Igor Matanoviq, ndërsa një gol tjetër i Matanoviqit iu anulua.

Kjo ishte paraqitja e 16-të e Rexhbeçajt në të gjitha garat për këtë sezon. Pas këtij rezultati, Augsburgu ka 16 pikë dhe pozicionohet në vendin e 15-të, ndërsa Freiburgu renditet në vendin e 8-të me 24 pikë.



Source link

Lajme të ngjashme

Me shumë

Trending

Kthehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *