Shkup, 24 janar – Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Paradite, në disa lugina, do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë natës priten reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 1 gradë, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme paradite, me mjegull, ndërsa pasdite me periudha me diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.
Të dielën, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në male reshje bore. Reshje më të dendura priten të hënën, kur në disa nga zonat më të larta shiu do të shndërrohet në borë. Stabilizim i përkohshëm i motit pritet të martën, ndërsa nga e mërkura sërish priten reshje të reja shiu dhe bore në zonat malore.

Leave a Reply