Mirënjohëse që të kam ende, më mungojnë momentet familjare


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka bërë një dedikim prekës për gjyshen e saj, Besë Sahatçiu.

Teksa ka ndarë një video të gjyshes në Instastory, artistja i ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen që ka për të. Krahas këtyre fjalëve, ajo thotë se videon ia ka dërguar e motra, duke shtuar se i mungojnë këto momente familjare që ka kaluar me të.

Një mesazh jep edhe për ndjekësit e saj, teksa u thotë se duhet të vlerësojnë njerëzit e tyre të dashur sa janë ende gjallë dhe i kanë pranë vetes.

“Të dua, gjyshe. Je aq e lezetshme dhe e mirë, më bën gjithmonë të qesh. Jam shumë mirënjohëse që të kam ende dhe që i dëgjoj të gjitha historitë e tua. Faleminderit motrës që ma dërgoi këtë video.

Më mungojnë vërtet shumë momente familjare, por jam me fat që i kam këto kujtime dhe kohën që ende e ndajmë bashkë. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Vlerësoni njerëzit tuaj të dashur, derisa janë ende gjallë”, ka shkruar Rita Ora.






BURIMI I LAJMIT

Lajme të ngjashme

Me shumë

Trending

Kthehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *