Lëvizje surprizë: Do ta shohim Gjestin në BB VIP Albania? Jo si banor, por me një surprizë të madhe

Përflitet se shumë shpejt Gjesti do të shfaqet në studion e Big Brother VIP Albania, në kuadër të promovimit të këngës së tij më të re.

Lajmi ka nisur të qarkullojë pas një story të publikuar nga blogeri i njohur Olti Curri, ku ai ka ndaeë një mesazh i cili tregon se ka informacione që në një nga prime-t e ardhshme, Gjesti do të jetë i ftuar në BB VIP Albania, madje duke lënë të kuptohet se hyrja e tij në studio do të ketë një formë surprizë.

“Kam info se këto 3 prime-t e ardhshme Gjesti do promovojë këngën e re në BBVIP Albania, së bashku me DJ Gimbo-n, ku ky i dyti do futet si banor”, shkruan Curri në postimin e tij, duke shtuar më pas se burimi i informacionit është anonim.

Deri në këto momente, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga produksioni apo nga vetë Gjesti, por postimi ka ngjallur menjëherë interes dhe reagime të shumta në rrjete sociale. Mbetet për t’u parë nëse kjo përflitje do të materializohet në prime-t e ardhshme të spektaklit.

Lajme të ngjashme

Me shumë

Trending

Kthehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *