Klubi anglez, Sunderland ka konfirmuar se mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është i lënduar dhe do të mungojë në ndeshjen e tyre ndaj West Ham United.
Sunderland është mysafir i West Hamit në ndeshjen e sotme (e shtunë), e vlefshme për javën e 23-të në Ligën Premier.
Megjithatë, “Macet e Zeza” do ta kenë një mungesë të madhe për këtë takim.
Bëhet fjalë për kapitenin e tyre, yllin shqiptar, Granit Xhaka, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar së fundmi.
Njoftimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare e Sunderlandit.
“Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme kundër West Ham United”.
“Mesfushori pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Crystal Palace dhe tani po kalon një periudhë rehabilitimi në Academy of Light”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply