Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve


Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, konfirmoi se gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur, në përputhje me deklaratën e arritur mes liderëve në maj të vitit 2023.

 

“Objektivi i Komisionit të Përbashkët është të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, përfshirë personat e zhdukur me forcë, të sigurojë mbyllje për familjet e tyre dhe të nxisë pajtimin dhe paqen e qëndrueshme”, ka nënvizuar Sorensen në deklaratën e lëshuar për shtyp.

Komisioni i Përbashkët, sipas tij, do të mbështesë përpjekjet e Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, të kryesuar nga Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, duke lehtësuar aktivitetet zbatuese të palëve, zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje dhe duke shqyrtuar progresin.

Sipas dakordimit, Lehtësuesi i BE-së, Kosova, Serbia ose Komiteti Nderkombetar i Kryqitt e Kuq mund t’i referojnë Komisionit të Përbashkët çdo çështje që lidhet me zbatimin apo interpretimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, si dhe çdo çështje të diskutueshme që lind brenda Grupit të Punës, duke përfshirë çështjen e rishikimit dhe përditësimit të Termave të Referencës dhe Kornizës së Përgjithshme të Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, të kryesuar nga Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, nëse ky i fundit nuk arrin konsensus për këtë çështje.

Shtohet gjithashtu se Komisioni i Përbashkët do të diskutojë çështjet brenda mandatit të tij, sipas Termave të Referencës të dakorduara.

“BE-ja i kushton shumë vëmendje faktit që Komisioni i Përbashkët do të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të të zhdukurve dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur shumë gjatë për përgjigje”, ka porositur Peter Sorensen.

Takimi i 22 janarit në nivel kryenegociatorësh ishte vazhdimësi e ujdisë së arritur në dhjetor të vitit 2024 për Termat e Referencës të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë kryesues të këtyre komisioneve dhe përfaqësojnë shtetet e tyre. Në takimet e radhës të Komisionit, ata do të përfaqësohen nga zëvendësit. Kosovën në këto takime sipas disa paralajmërimeve do duhej ta përfaqësojë Andin Hoti.



Source link

Lajme të ngjashme

Me shumë

Trending

Kthehu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *