3
Ditën e sotme Stelina i ka kërkuar Keijsit një shpjegim për gjërat që ndodhen mes tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.
Keijsi nuk pranoi dhe i largohej, por Stelina e ndiqte nga pas dhe i fliste për të dhe për Inën. Kjo e fundit në një moment u përlot dhe u largua nga oborri dhe hyri brenda.
Pjesë nga debati:
Stelina: O Keijsi jepe atë sqarimin dhe mbarojmë punë të dy, vazhdo e fërkohu në krevat pastaj. Jepe sqarimin
Keijsi: Se ça bëj në krevatin tim është e drejta ime. Me një person që më fal vetëm energji pozitive, e që shkëlqen si drita
Stelina: Para pak kohësh ishte e pandershme, sot i thua dritë. Sot jam unë e pandershme? Se dritë më thoje dhe mua para pak kohësh. I ke ndërruar rolet? Prandaj jam zgjedhja jote, e ka parë gjithë Shqipëria. Ylli që shkëlqen më shumë, prandaj je zgjedhja ime. Hë Keijsi. Pse ikën, të mbyllet goja për një sqarim dhe të ikën llapa brenda. O Stelinë seriozisht e ke ti, unë të kam ty, ti mendon që me parimet e mia mund të bie Ina brenda këtyre kornizave. Sot bie brenda kornizave të tua? Apo bie për show? Se nuk di të bësh gjë tjetër. O Keijsi nuk është “Për’puthen” këtu e ke harruar. Është “Big Brother”. E çuditshme është se sqarimeve të mia iu ikën gjithmonë.
Keijsi: Do të vijë edhe ty momenti, pa merak
Stelina: Do më vijë mua momenti?
Keijsi: Po
Stelina: Mua më ka ardhur momenti shpeshherë dhe nuk e kam shfrytëzuar, e di pse? Se nuk dua të bëj show si ti.
Keijsi: Ti ke dëshirë të bëhesh ushtar. Roli i lojës tënde është ushtar nga grupi morri
Stelina: Te Miri jam motër, jo ushtar. Ik vrapo pas Inës. Kam patur një vend më të mirë se ajo, më thoje gruaja asaj shoqja. Nuk e pranoje se e kishe dashnore. Ë? Prite dhe dy ditë më shumë dhe e pranove se the kam ndjenja.

Leave a Reply